Një grua po kërkohet nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka tentuar të rrëmbejë një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në një supermarket në kryeqytet. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Klan News, ajo shikon fëmijën vetëm dhe i afrohet e më pas e merr në krahë. Pasi ndalon në një moment pranë kasës, ajo shkon drejt derës për t’u larguar. Gruaja është pikasur shpejt nga personeli i marketit që ndërhyri në kohë. Pamjet e gruas u janë shpërndarë të gjitha strukturava të policisë për të bërë identifikimin e saj. Nga veprimet që ajo kryen, blutë nuk përjashtojnë mundësinë që të jetë me probleme të shëndetit mendor.
Ndodh në Tiranë, gruaja tenton të rrëmbejë fëmijën në supermarket(Video)
Lexo gjithashtu
Shiko të gjitha →
Pas sulmit iranian, Ambasada e Shqipërisë hap numrat për shqiptarët që janë në Izrael
Pas sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit, Ambasada e Shqipërisë ka treguar numrat ku qytetarët e saj në Izrael mund ta kontaktojnë. Në njoftim thuhet se këta…
Pse ju vjen era këmbëve?
Era e pakëndshme e këmbëve është një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz Era e pakëndshme e këmbëve është një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz,…
Heshtur i afrohen kreut!
Trepça’89 pa shumë bujë, por me punë, po tregon ngritje, ndërsa fitorja e sotme e ka konfirmuar punën që po bëhet për të ngacmuar kreun e renditjes. Mitrovicasit…
