Lajmet e Fundit

Ndërkombëtarët i shkojnë në zyrë Gjuriqit, ky thotë se Serbia është e gatshme t’i japë rrymë Kosovës dhe të marrë pjesë në sanimin e dëmit në kanal

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Përfaqësuesit diplomatikë të QUINT-it dhe të BE-së kanë shkuar në zyre të ministrit të Jashtëm serb, Marko Gjuriq, pas sulmit terrorist që ndodhi mbrëmë në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës.

Gjuriq para tyre pretendoi se “ishte qartazi sabotim dhe se Serbia pa mëdyshje e dënon një akt të tillë” dhe se ky akt ishte i drejtuar kundër stabilitetit të rajonit.Për më tepër, Gjuriq tha se Serbia është e interesuar që të gjejë dhe të arrestojë autorët dhe se për këtë është e gatshme të bashkëpunojë me ndërkombëtarët.

“Serbia kërkon përcaktimin e motivit të sulmit në këtë objekt jetik infrastrukturor dhe është e gatshme të bashkëpunojë me praninë ndërkombëtare në Kosovë për të ndriçuar të gjitha rrethanat dhe përfundimisht për të gjetur dhe arrestuar përgjegjësit”.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Gjithashtu, Gjuriq para diplomatëve të huaj pretendoi se “Serbia është e gatshme t’i ndihmojë autoritetet lokale dhe Prishtinën në furnizimin me energji elektrike deri në riparimin e dëmtimit të kanalit Ibër-Lepenc dhe është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë në riparimin e dëmeve”.

Ndërkaq, akuzat e bëra nga Kosova se Serbia qëndron pas sulmit, Gjuriq u mundua t’i paraqesë si të pabaza dhe tha se po synojnë “diskreditimin e Beogradit në një moment të ndjeshëm”.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *