Siguria

Ndalohet puna në ndërtimtari prej orës 11:00 deri në 17:00

Në vend janë duke mbizotëruar temperatura të larta.Për këtë arsye, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë thirrje që të evitohen daljet jashtë kur temperaturat janë më të larta, si dhe ka nxjerrë një serë rekomandimesh lidhur me këtë çështje.Pjesë e vendimit është që në gjithë territorin e Kosovës, puna në ndërtimtari të ndalohet nga ora 11:00 deri në ora 17:00

trik 1024x576

Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.

Duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së, Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim që nga 13 deri më 20 korrik, të lirohen nga puna gratë shtatzëna.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Sipas pikës 2 të vendimit, në rast të pamundësisë së lirimit nga puna të grave shtatzëna, të njëjtat të punojnë nga shtëpitë.Në po të njëjtën periudhë, është marrë vendim që qytetarët me sëmundje kronike të punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.Varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024, ndërmerren masa të tjera” thuhet në vendim./Transmeton Prishtina Post

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *