Showbiz

Arjan Konomi Zbulohet Përplasja me Top Channel: “Je imazhi i televizionit, nuk mund të shprehësh bindje politike!”

Arjan Konomi, ish-opinionisti i njohur i emisionit ‘Për’puthen’, ka hedhur dritë mbi një konflikt të fortë me Top Channel, i cili sipas tij, ka ndryshuar rrjedhën e karrierës së tij televizive. Në një deklaratë të detajuar, Konomi sqaroi se personi që ai kishte përmendur më parë nuk ishte Sara Hoxha, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë informacion lidhur me qëndrimin e saj dhe nuk dëshiron t’i japë asaj përgjegjësi.

Reagimi i tij kryesor ishte drejtuar Steliana Selmanit, zëvendës-CEO e Top Channel. Sipas Konomit, Selmani e kishte kontaktuar pas komenteve të tij rreth Linda Ramës. Gjatë bisedës, Konomi pretendon se Selmani e akuzoi për bullizëm ndaj një gruaje, duke i thënë: “Ke bullizuar një femër. Nuk i flitet ashtu një femre”.

Konomi shpjegoi se këto kritika lidheshin me mënyrën se si ai kishte komentuar veprimet e Linda Ramës pas një incidenti në Vuno. Megjithatë, biseda mori një kthesë tjetër, pasi Selmani, sipas tij, i kishte bërë të qartë se si imazh i Top Channel, ai nuk mund të shprehte mendime politike apo të merrte pjesë në protesta.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Je imazhi i Top Channel-it dhe nuk mund ti të shprehësh bindje dhe gjëra politike. Nuk mund të marrësh pjesë në protesta”, citoi Konomi fjalët e Selmanit. Ai e kundërshtoi këtë qasje, duke argumentuar se misioni i emisionit ishte promovimi i dashurisë, jo i politikës.

Konomi shprehu shqetësimin e tij për mundësinë e përfundimit të bashkëpunimit me televizionin, duke theksuar se njoftimi në fund të sezonit ishte i papërshtatshëm. “Po ta dija kështu që në mes të beharit, do kisha bërë plane të tjera… tani në fund të sezonit, ku çdo gjë është mbyllur, mbetem i papunë”, tha ai.

Në mbështetje të deklaratave të tij, Konomi publikoi një audio, të cilën e prezantoi si përgjigjen e Steliana Selmanit. Në audio, një zë shpjegon se vendimi kishte lidhje me situatën e Konomit dhe kërkesat për ‘Për’puthen’. “Fjalën ‘mbyll buçën’ nuk e thashë fare në kontekstin që do ta marrësh ti. Ta kam thënë në kontekstin konfidencial, miqësor dhe humoristik”, dëgjohet në audio, ndërsa në fund shtohet: “Nëse do që ta bësh këtë marrëdhënie armiqësore, bëje, Arjan”.

Konomi reagoi fuqishëm pas publikimit të audios, duke akuzuar drejtuesen për mënyrën e komunikimit dhe duke pretenduar se vendimmarrja nuk lidhej me Lori apo Sara Hoxhën. Ky informacion bazohet në versionin dhe audion e publikuar nga Arjan Konomi. /Prive By LS

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *