Politikë

Ministri Sveçla takohet me drejtorin e Europol-it: Kosova mbetet partner serioz, me rezultate të vazhdueshme në kuadër të bashkëpunimit tonë

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Sveçla ka theksuar se Kosova mbetet partner serioz i Europol-it, me rezultate të vazhdueshme në kuadër të bashkëpunimit të mbështetur në marrëveshjet e nënshkruara deri më tani.

“Me z. Jürgen Ebner, Drejtor i Europol-it, rikonfirmuam sukseset e operacioneve tona të përbashkëta në luftimin e grupeve kriminale ndërkombëtare, që cenojnë sigurinë jo vetëm të vendit tonë, por edhe të rajonit e më gjerë”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka përmendur edhe operacionin e fundit “Trado 3”, të realizuar më 3 nëntor, të udhëhequr nga Europol-i në koordinim me shtatë shtete evropiane, përfshirë Kosovën.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Operacioni i fundit i realizuar më 3 nëntor të këtij viti, i njohur si ‘Trado 3’, i udhëhequr nga Europol-i në koordinim me shtatë shtete evropiane, ndër të cilat edhe Kosova, dëshmon përkushtimin dhe seriozitetin e Kosovës në goditjen e çdo aktiviteti kriminal”, ka theksuar ai.

Sveçla ka bërë të ditur se bashkëpunimi me Europol-in do të vazhdojë të thellohet, me synimin për rezultate të reja të përbashkëta në luftimin e krimit të organizuar ndërkombëtar dhe forcimin e sigurisë.

Nichi i thotë Kledjës: Ti na e ndreq…

Trump mohon se do ta shkarkoj Sekretarin e…

Gjini për Specialen: Është barrë e rëndë me…

Sveçla: Kosova partner serioz i Europol-it, thellohet bashkëpunimi…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *