E martë, 28 Korrik 2026 · Prishtinë
LAJMI I FUNDIT
Lajmet e Fundit

NATO: Inkurajojmë institucionet në Kosovë që të konsolidojnë qeverisjen e mirë – jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Zyra e NATO-s në Bruksel ka deklaruar se çdo hap i mëtejshëm për të thelluar marrëdhëniet e aleancës me institucionet në Kosovë kërkon dakordim të përbashkët nga të gjithë aleatët.

bazuar në një zëdhënësi të aleancës, NATO u ka bërë thirrje institucioneve në Kosovë që të forcojnë qeverisjen e mirë.

Po ashtu, ai ka theksuar se NATO mbetet e përkushtuar plotësisht ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe përmes misionit të saj KFOR.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

“Ne i inkurajojmë institucionet në Kosovë që të konsolidojnë qeverisjen e mirë, për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. NATO-ja mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe përmes misionit KFOR”, deklaroi një zëdhënës i aleancës për REL.

Politika e “dyerve të hapura” e NATO-s bazohet në Nenin 10 të Traktatit të Uashingtonit, i cili përcakton se anëtarësimi është i hapur për çdo “shtet evropian që është në gjendje t’i çojë përpara parimet e këtij Traktati dhe të kontribuojë në sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut”.

Kosova e ka të deklaruar prej kohësh synimin për anëtarësim në aleancë dhe ka ndërmarrë hapa në ndërtimin e kapaciteteve të sigurisë në përputhje me standardet e saj, por procesi mbetet i bllokuar në aspektin politik, pasi katër vende anëtare të NATO-s nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës, dhe çdo zgjerim i ri kërkon konsensusin e të 32 aleatëve.


Prishtina Post – lajme të shpejta dhe të sakta.

www.prishtina-post.com

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *