Lajmet e Fundit

Krasniqi për deputetët e Vetëvendosjes: Kur s’kanë rrjet, thonë ‘khuu, s’kam mujt me e qit një status që ma ka dërgu partia’ 

Deputetja e LDK-së, njëherit dhe kandidatja e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit, Rrezarta Krasniqi ka shpalosur detaje për deputetët e Vetëvendosjes, për të cilët tha se dirigjohen totalisht nga partia, madje edhe kur janë me mison jashtë vendit, raporton Gazeta Prishtina Post.

Krasniqi në emisionin “PolitiKaos” të Gazeta Prishtna Post, tha se disa herë kur ka udhëtuar jashtë vendit me ta, ka mbetur e vetme, pasi sipas saj, janë detyruar të kthehen në Kosovë, me urdhër të partisë për t’ia plotësuar numrin e votave në Kuvend.

 “Unë në shumë raste kam qenë jashtë vendit edhe me deputetët e pozitës, ku kemi qëndruar sepse kemi pasur takime dhe është dashtë me u kthy në Kosovë me votu, as nuk kanë lajmëru, as asgjë, vec kur e kam pa që të nesermën kam mbet vec vet, në Bruksel apo kudo që jam kanë, për arsye se iu kanë thënë që duhet me u kthy me e bë korumin në Parlament. Kanë pas problem të llojllojshme, por mua më ka ra shumë me u marr me këso takime ndërkombëtare, ku jemi shku tre vet dhe ditën e nesrme dhe ditën e nesërme kur jam çu në mëngjes, me i thirr me dalë me shku në takime ata veç janë kthy në Kosovë”, tha Krasniqi.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Të njëjtit ajo i përshkruajti edhe gjatë punës në Kuvendin e Kosovës, ku edhe në këtë rast tregoi impaktin e krerëve të partisë te deputetët e tyre.

“Kur kemi dalë jashtë mbledhjeve të Komisionit të cilat i kemi pas, kanë thënë që na jemi miq, por… I kanë ata do urdhra, ju e dini prej kah i marrin – prej Dejones”, shtoi ajo.

cropped TrikOfer 300x271

E pyetur se nëse ia ka pranuar ndonjë deputet i VV-së që merr urdhra, Krasniqi tha:

Video në vijim:

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *