Ylli botëror i muzikës, Dua Lipa, dhe partneri i saj, aktori Callum Turner, pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre me një ceremoni madhështore në Sicili. Ngjarja, e cila do të zgjasë disa ditë, pritet të mbledhë personalitete të njohura nga industria e artit dhe muzikës ndërkombëtare.
Lista e të ftuarve përfshinë edhe emra nga Kosova, mes të cilëve spikat aktori i njohur Naser Rafuna. Ai ka konfirmuar praninë e tij në këtë event të veçantë, duke shprehur mirënjohje për ftesën.
Nëpërmjet një postimi publik, Rafuna ka falënderuar publikisht babanë e këngëtares, zotin Dukagjin Lipa, për respektin dhe konsideratën e treguar. Ky gjest tregon lidhjet e ngushta dhe vlerësimin mes artistëve, si dhe thekson rëndësinë e përfshirjes së figurave publike nga rajoni në evente kaq të mëdha.


