Showbiz

Mrekulli në Tennessee: Qeni Carl mbijeton 17 orë pas rënies nga 36 metra lartësi

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Tennessee, ku një qen i quajtur Carl ka mbijetuar një rënie të frikshme nga një lartësi prej rreth 36 metrash (120 feet) dhe ka qëndruar i bllokuar për plot 17 orë para se të shpëtohej.

Ngjarja ndodhi gjatë një shëtitjeje kur pronari i Carl, një qen pesëvjeçar, e kishte lëshuar atë nga rripi për ta lënë të eksploronte lirshëm. Papritur, Carl u zhduk dhe nuk iu përgjigj thirrjeve të pronarit.

Të pranishmit në zonë dëgjuan lehjet e tij të cilat vinin nga poshtë një shkëmbi tepër të pjerrët. Pas vlerësimit të situatës, u konstatua se qeni kishte rënë rreth 36 metra.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Për shkak të errësirës dhe terrenit të vështirë, operacioni i shpëtimit nuk mund të fillonte menjëherë. Carl kaloi një natë të tërë, rreth 17 orë, i ngujuar në një cep të vështirë të shkëmbit.

Zjarrfikësit, duke përdorur pajisje të specializuara me litarë, arritën të realizonin një operacion delikat shpëtimi dhe ta nxirrnin qenin në sipërfaqe të sigurt. Çuditërisht, pavarësisht rënies së konsiderueshme, Carl pësoi vetëm lëndime të lehta dhe sot është kthyer në gjendjen e tij normale, duke u cilësuar si një shpëtim i vërtetë.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *