Kuriozitet

Agai ndëshkon Mozën dhe Zhakun

Tensione dhe masa të forta disiplinore në Ferma VIP.

Pas vendimit për penalizimin e Ilir Shaqirit, produksioni ka ndërmarrë një tjetër hap të ashpër ndaj dy fermereve, Mimoza Ahmetit dhe Zhakut.

Gjatë spektaklit të fundit, moderatorja Arbana Osmani lexoi zarfin e ardhur nga Agai, ku njoftohej vendimi për izolimin e menjëhershëm të dy konkurrenteve në ambientet e “fakirit”.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Sipas produksionit, refuzimi i vazhdueshëm për të marrë pjesë në sfidat dhe detyrat e përcaktuara ka shkelur rregullat bazë të formatit dhe ka cenuar frymën e lojës. Në njoftim u theksua se sfidat dhe detyrat nuk janë zgjedhje personale, por pjesë e detyrueshme e eksperiencës në fermë.

Si pasojë, Moza dhe Zhaku do të qëndrojnë të izoluara deri të premten, pa asnjë kontakt me fermerët e tjerë, përveç komunikimeve të domosdoshme gjatë sfidave të caktuara nga Agai. Produksioni vendosi gjithashtu rregulla edhe më të forta për periudhën e izolimit.

Paralajmërimi nuk u ndal vetëm te dy konkurrentet. Agai bëri të qartë se çdo fermer tjetër që do të komunikojë me to jashtë rregullave të përcaktuara, rrezikon përjashtimin nga gara.

Vendimi ka shkaktuar reagime të shumta mes publikut dhe ndjekësve të formatit, ndërsa pritet të shihet se si do të ndikojë kjo situatë në dinamikat e lojës dhe marrëdhëniet mes banorëve në ditët në vijim.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *