Fshati i njohur ka përjetuar një zhvillim të papritur, teksa modelja Klevisa Gega është larguar përfundimisht nga gara, vetëm një javë para finales së madhe të planifikuar për datën 15 qershor.
Klevisa u gjend në televotim përballë pesë fermerëve të tjerë, pasi humbi sfidën kyçe të organizuar kohët e fundit. Ndryshe nga të tjerët, Iliri, fituesi i sfidës, dhe Moza, e cila tashmë është finaliste e sigurt, nuk ishin pjesë e këtij televotimi.
Qëndrimi i Klevisës në fermë rezultoi mjaft i shkurtër. Ajo iu bashkua garës vetëm pak javë më parë, duke e parë të pamundur vazhdimin e rrugëtimit drejt çmimit të madh.


