Në një intervistë në emisionin “Politiko” në Kanal10, ajo ka bërë të ditur se çmimi i energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare ka arritur deri në 500 euro për megavat-orë që në fillim të nëntorit, transmeton lajmi.net.
Rizvanolli ka tërhequr një paralele me krizën energjetike të vitit 2021, duke theksuar se atëherë nivele të tilla të çmimeve ishin regjistruar në kulmin e sezonit të dimrit.
Sipas ministres, zhvillimet ndërkombëtare, veçanërisht konflikti në Iran dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, kanë ndikuar në tregjet energjetike dhe në furnizimin me naftë e gaz natyror të lëngëzuar.
Krahas sfidave në tregjet ndërkombëtare, Rizvanolli ka përmendur edhe vështirësitë me të cilat po përballet prodhimi vendor i energjisë elektrike.
Ajo ka veçuar bllokun B1 të Termocentralit Kosova B, i cili nuk është në funksion që nga 6 prilli, për shkak të punimeve për investime në elektrofiltra dhe sistemin e deazotizimit.
Ministrja ka pranuar se projekti është shoqëruar me vonesa, duke bërë të ditur se Ministria e Ekonomisë ka mbajtur komunikim të vazhdueshëm me Korporatën Energjetike të Kosovës dhe Bashkimin Evropian për të përshpejtuar realizimin e punimeve.
Ndërkohë, si një nga masat për të përballuar nevojat për energji gjatë muajve të ardhshëm, Rizvanolli ka përmendur rritjen e kapaciteteve të interkoneksionit me vendet e rajonit.
Sipas saj, kapacitetet interkonektive me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut janë rritur për gjithsej 350 megavat.
Megjithatë, paralajmërimi i ministres vjen në një periudhë kur Kosova përballet njëkohësisht me çmime të larta në tregjet ndërkombëtare dhe me kufizime në kapacitetet e prodhimit vendor.
Tjetër incident me municionin turk, publikohet videoja kur…
Arben Vitia përballet nesër me interpelancë në Kuvend…
Prostitucion, drogë e poligon qitjeje afër vendit ku…
Mehmeti-Selimi reagon për incidentin në FSK: Është e…
