Showbiz

Mimoza Ahmeti zbulon planet muzikore pas suksesit në Ferma VIP

Pas triumfit të saj në edicionin e tretë të “Ferma VIP”, shkrimtarja dhe autorja e njohur Mimoza Ahmeti ka shprehur emocionet e saj në një intervistë të veçantë për televizionin Vizion Plus.

Gjatë bisedës me gazetares Pranvera Borkaj, Mimoza ka ndarë përvojat e saj të paharrueshme brenda fermës, duke theksuar se kjo eksperiencë ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm për të.

Një nga temat që ajo theksoi ishte mbështetja e madhe që ka marrë nga publiku dhe artistët e tjerë, të cilët e kanë inkurajuar gjatë gjithë kohës.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Moza zbuloi se ka pasur shumë oferta për bashkëpunime muzikore, duke përmendur emra të njohur si Tayna dhe ish-fermeri Bujaka, të cilët kanë shprehur dëshirën për të punuar me të.

“Jam shumë e lumtur që Tayna ka shprehur dëshirën që të bëjë një bashkëpunim muzikor me mua dhe jam jashtëzakonisht e lumtur,” tha ajo.

Megjithatë, Mimoza e pranoi me humor se ka një “radhë” që duhet ndjekur për këto projekte muzikore.

Ajo tregoi një bisedë me Bujakën, ku i tha atij se Tayna kishte bërë kërkesën e parë për bashkëpunim, duke lënë të kuptohet se shumë shpejt do të kemi projekte të reja muzikore nga ajo.

Me këtë, fituesja e “Ferma VIP 3” ka lënë të hapur mundësinë për një të ardhme të ndritur në muzikë, duke ngjallur kuriozitetin e fansave të saj për atë që do të vijë më pas.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *