Showbiz

Gjaku shqiptar s’bëhet ujë! Can Yaman ‘ndez’ Horën e Arbëreshëve me rrëfimin e rrallë për babain

Aktori i famshëm ndërkombëtar, Can Yaman, ka qenë kryefjala e kësaj fundjave në Siçili, duke u pritur me një entuziazëm të madh nga publiku.

Protagonisti i shumëpritur i “Sandokan” ishte i ftuari special në “Cannolo Fest”, event i cili organizohet në Piana degli Albanesi, ose siç njihet ndryshe me krenari, Hora e Arbëreshëvet.

Në këtë organizim ku nderohej ndërthurja e kulturave dhe ku vetë Can u vlerësua në skenë me çmimin “Premio Hora Skanderbeg”, mes atmosferës mikpritëse dhe qindra fansave që kishin mbushur sheshin për ta parë nga afër, biseda mori një drejtim mjaft emocional.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

​Teksa u pyet nga moderatorja për faktin se Piana degli Albanesi është qendra historike e komunitetit shqiptar dhe si e përjeton ai këtë lidhje, aktori i njohur vendosi të ndajë një rrëfim personal. Duke lënë mënjanë dritat e famës globale, ai foli me shumë dashuri për idhullin e tij: babanë.

Gjatë fjalës së tij para publikut, Can theksoi se historitë e fëmijërisë së të atit e kanë bërë të lidhet akoma më shumë me këtë pjesë të origjinës.

​”Për mua babai im ka qenë gjithmonë idhulli im dhe kam dëgjuar shpesh historitë e tij të fëmijërisë.

Ai më tregonte shpesh për periudhat e fëmijërisë së tij që i jetonte pikërisht si njerëzit e këtyre anëve, si një shqiptar… Dashurohesha akoma më shumë me mënyrën se si e kalonte fëmijërinë sepse më tregonte që ishte rritur shumë i lirë, duke luajtur me fëmijët e tjerë, duke u grindur,” u shpreh Yaman drejtpërdrejt nga skena e festivalit.

Ky moment i sinqertë dëshmoi edhe një herë lidhjen e fortë të aktorit me rrënjët e tij shqiptare dhe u prit me duartrokitje të gjata nga publiku i gjerë arbëresh. /Prive By Liberta Spahiu

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *