Finalja emocionuese e Kampionatit Botëror 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës jo vetëm që mbajti tifozët në rreshtat e tyre, por gjeneroi edhe baste me shifra marramendëse mes figurave të njohura ndërkombëtare. Personazhi i njohur i mediave, Mia Khalifa, ka shënuar një fitore mbresëlënëse prej 1.65 milionë dollarësh pasi kishte vënë bast 1 milion dollarë për fitoren e Spanjës.
Khalifa, emri i vërtetë i së cilës është Sarah Joe Chamoun, ndau me entuziazëm lajmin me mbi 27 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke publikuar një video dhe një pamje të biletës së saj të basteve nga platforma ‘1win’. Ajo komentoi me humor: “Besova dhe fitova diçka të madhe. Aq me fat që jam krenare për vendin tim Spanjën, (ndonëse nuk kam asnjë pikë gjaku spanjoll)”. Khalifa ka qenë mbështetëse e Spanjës gjatë gjithë turneut, duke shprehur haptazi mospëlqimin e saj për Argjentinën. Në një deklaratë të mëparshme, ajo tha shaka: “Po bëj tifozllëk kundër Argjentinës thjesht për dashurinë ndaj sportit të urrejtjes (hating)”.
Në anën tjetër, reperi i njohur kanadez Drake ka pësuar një tjetër humbje financiare të bujshme. Ai kishte vënë bast 1.5 milionë dollarë për fitoren e Argjentinës brenda kohës rregullt. Nëse Argjentina do të kishte fituar në 90 minutat e para, Drake do të arkëtonte mbi 5.1 milionë dollarë. Kjo humbje i shtohet listës së gjatë të basteve të humbura të reperit, fenomen ky i njohur mes fansave si “Mallkimi i Drake”.
Ndeshja finale u vendos nga goli i Ferran Torres në minutën e 106-të të kohës shtesë, pas një asistimi të shkëlqyer nga Nico Williams. Ky gol i dha Spanjës trofeun e dytë të Kampionatit Botëror në histori, duke i sjellë fitore edhe Mia Khalifës.


