Përmes një deklarate publike, ajo ka bërë të ditur se pjesëtari i FSK-së që ishte lënduar gjatë ushtrimeve ka pësuar lëndime të lehta, është trajtuar nga personeli mjekësor dhe është liruar për në shtëpi po atë ditë, transmeton lajmi.net.
Sipas Mehmeti-Selimit, incidente të tilla mund të ndodhin gjatë trajnimeve ushtarake, veçanërisht kur ato zhvillohen me pajisje dhe armatim të vërtetë.
“Lëndimet mund të ndodhin gjatë trajnimeve reale ushtarake. Pjesëtari i FSK-së ka pësuar lëndime të lehta, ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe është liruar për në shtëpi po atë ditë”, ka deklaruar ajo.
Deputetja ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar rasti në diskursin publik, duke thënë se një incident gjatë ushtrimeve nuk duhet të përdoret për të vënë në pikëpyetje institucionet e sigurisë.
“Është e papranueshme që një incident i tillë të shndërrohet në instrument të debatit politik e mediatik dhe të përdoret për të goditur institucionet e sigurisë”, ka theksuar Mehmeti-Selimi.
Ajo ka shtuar se çështjet që lidhen me sigurinë e vendit dhe punën e FSK-së duhet të trajtohen si tema që bashkojnë, e jo si mundësi për përfitime politike.
Në reagimin e saj, Mehmeti-Selimi është ndalur edhe te procesi i transformimit dhe modernizimit të ushtrisë, duke vlerësuar se gjatë qeverisjes Kurti janë rritur investimet në fushën e mbrojtjes dhe është modernizuar armatimi i FSK-së.
Sipas saj, përgatitja ushtarake kërkon ushtrime praktike dhe zbatim të vazhdueshëm të procedurave, në mënyrë që pjesëtarët të jenë të gatshëm për situata të ndryshme.
“Gatishmëria luftarake dhe profesionalizmi ndërtohen përmes ushtrimeve reale, zbatimit të procedurave dhe përgatitjes për çdo skenar. Synimi ynë është që FSK-ja të jetë edhe më e fuqishme, më moderne dhe shumë profesionale”, ka përfunduar ajo.
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e…
Shiroka-Pula: Shërbimet cilësore shëndetësore ndërtojnë besimin e qytetarëve…
Ministrja Rizvanolli i paralajmëron qytetarët për çmimet e…
Tjetër incident me municionin turk, publikohet videoja kur…
