Politikë

Kërçeli tha se familjarët e Abdixhikut merren me tregti të rrymës, kreu i LDK-së paralajmëron padi: Të sulmosh bashkëshorten time për të më goditur mua është akt burracak

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Abdixhiku e ka akuzuar Kërçelin për shpifje ndaj bashkëshortes së tij, Albinës, duke mohuar kategorikisht se ajo është marrë ndonjëherë me tregti të energjisë elektrike, transmeton lajmi.net.

“Bashkëshortja ime, Albina, NUK MERRET dhe NUK ËSHTË MARRË KURRË me tregti të energjisë elektrike. Ky pretendim është gënjeshtër e plotë”, ka shkruar Abdixhiku.

Reagimi i tij vjen pasi Kërçeli, gjatë paraqitjes në emisionin “Pressing”, deklaroi se disa familjarë të deputetëve të LDK-së, përfshirë familjarë të kryetarit të kësaj partie, merren me tregti të energjisë.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Në LDK ti ke familjarë direkt të deputetëve të LDK-së që merren me tregti të rrymës. E ke familjarët e kryetarit të LDK-së, nuk parapëlqej me fol me emra”, kishte deklaruar Kërçeli.

Ai më pas kishte shtuar: “E ke vëllain e deputetes që vazhdimisht e ngrit çështjen e energjisë”.

Në reagimin e tij, Abdixhiku ka ftuar gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile që t’i drejtohen Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për të verifikuar pretendimet e bëra ndaj bashkëshortes së tij.

Kreu i LDK-së ka bërë të ditur se bashkëshortja e tij tashmë ka ngritur padi ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, të cilin e cilëson si iniciator të kësaj shpifjeje, ndërsa ka paralajmëruar edhe një padi tjetër ndaj deputetit Kërçeli.

“Do ta mbështes plotësisht Albinën që të ngrejë një padi të dytë, këtë herë ndaj deputetit Kërçelit”, ka deklaruar Abdixhiku, duke shtuar se çdo dëmshpërblim eventual do t’i dedikohet një kauze humanitare.

Ai ka thënë se është e dhimbshme për të që bashkëshortja e tij të bëhet cak i deklaratave të tilla për shkak të angazhimit të tij politik.

“Përballjen politike e keni me mua. Më kundërshtoni për qëndrimet, vendimet dhe punën time me çdo mjet që keni. Por të sulmosh bashkëshorten time me gënjeshtra për të më goditur mua është akt burracak”, ka shkruar ai.

Në fund të reagimit, Abdixhiku ka theksuar se do të vazhdojë të ngrejë çështjen e tregtisë së energjisë dhe të kërkojë llogaridhënie për atë që e ka quajtur “mafia energjetike”.

“Qëndroja dy orë në veturë para se të…

Kurti takohet me Macronin në Paris, kërkon mbështetjen…

KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e…

​Shiroka-Pula: Shërbimet cilësore shëndetësore ndërtojnë besimin e qytetarëve…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *