Showbiz

Megi Pojani largohet nga ‘Përputhen’ pas tre vitesh

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Gjashtë vjet pasi u shndërrua në një emision të përditshëm, “Për’puthen” do të vazhdojë transmetimin në sezonin e ri, por me ndryshime të rëndësishme.

Burime të sigurta të Prive By Liberta Spahiu konfirmojnë se Megi Pojani nuk do ta drejtojë më programin. Përveç moderimit, ndryshime priten edhe në autorësinë e formatit, rol që gjatë sezonit të fundit mbahej nga Megi dhe Neda Balluku.

Ende nuk është vendosur publikisht se kush do ta pasojë, megjithatë në prapaskenë po përfliten dy ish banore të “Big Brother VIP”.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Për’puthen” u kthye në një fenomen televiziv gjatë pandemisë, kur historitë dhe personazhet e tij dominonin rrjetet sociale dhe shënonin shifra rekord shikueshmërie. Në sezonet pasuese interesi pësoi rënie të dukshme, megjithatë formati vazhdon të mbetet një prej emisioneve të ndjekura të pasdites në Top Channel.

Mbetet të shihet nëse ndryshimet e reja do t’i japin programit një tjetër frymë dhe kush do të jetë fytyra që do ta marrë drejtimin e tij. /Prive By Liberta Spahiu

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *