Lajmet e Fundit

Medvedev kërcënon Evropën pas sulmit në Rumani: Gjumi i qetë ka marrë fund

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka reaguar pasi një dron rus goditi një ndërtesë në Romani, duke lënë të plagosur dy persona, teksa ka lëshuar edhe kërcënime ndaj vendeve evropiane.

“Qytetarë të vendeve të Bashkimit Evropian, duhet ta kuptoni se autoritetet tuaja kanë hyrë në mënyrë të njëanshme në luftë me Rusinë. Prandaj bëni kujdes dhe mos u habitni nga asgjë. Gjumi i qetë ka përfunduar. Por ju e dini kë duhet të pyesni për arsyen”, deklaroi Medvedev.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Në orët e para të mëngjesit, një nga dronët rusë të lëshuar drejt Ukrainës perëndimore kaloi kufirin dhe goditi një ndërtesë banimi në Rumani, duke plagosur dy persona.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta nga Bashkimi Evropian. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se lufta agresive e Rusisë ka kaluar edhe një kufi tjetër.

“Lufta agresive e Rusisë ka kaluar edhe një kufi tjetër. Një sulm me dron rus goditi një zonë të dendur të banuar në Rumani, ku mbetën të plagosur civilë. Në territor të Bashkimit Evropian. Ne qëndrojmë plotësisht pranë Rumanisë dhe qytetarëve të saj. Ndërsa vazhdojmë të forcojmë sigurinë dhe kapacitetet parandaluese, veçanërisht në kufirin lindor, do të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë. Po përgatisim paketën e 21-të të sanksioneve”, ka thënë von der Leyen.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *