Showbiz

‘Më ka shti me u nalë’, arsyeja prekëse përse Njomza iu largua rrjeteve

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Pas tre vitesh mungesë nga rrjetet sociale, Rinori dhe Njomza rikthehen sonte përmes një interviste ekskluzive.

Ata ishin ndër të parët që krijuan një komunitet të madh ndjekësish online në trojet shqiptare, por papritur zgjodhën të tërhiqeshin nga sytë e publikut.

Tani, dyshja ka vendosur të ndajë arsyen reale të kësaj shkëputjeje, e cila lidhet me një sfidë thellësisht personale.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Gjatë bisedës, Njomza rrëfeu hapur se shkaku i vërtetë i distancimit ishte depresioni pas lindjes.

Ajo tregoi se kjo gjendje e rënduar psikologjike e izoloi atë nga përditshmëria dhe theksoi rëndësinë që ka kërkimi i ndihmës tek të tjerët kur përballesh me periudha të tilla të vështira, të cilat nuk kaluan pa ndikuar edhe në raportin e saj me Rinorin.

Me sinqeritet, ajo pranoi detajet e asaj periudhe: “Pas lindjes së Ayanës, kam rënë shumë në depresion.

Nuk e kam treguar kurrë këtë send por kam mundur me u vërejt që nuk kam qenë mirë.

E ndjejsha vetën shumë mërzitshëm.

Sot pasi kam dalë prej depresionit, e vërejt cka kam pasë përpara.

Në atë kohë kur je nuk e di veten. Është shumë me rëndësi me folë me njerëz.

Me tregu që nuk je mirë. I thojsha Rinorit duro… Ia kam nxi edhe këti. Qajsha, u bëjsha agresive.

Nuk kam mundur ta kontrolloj. Më ka shti me u nalë, me Instagram, me u trashë”.

Sot, situata është krejtësisht ndryshe. Njomza e ka tejkaluar atë fazë dhe rikthehet para publikut me një pamje të re.

Ajo ka pësuar një transformim të madh fizik, duke humbur gati 50 kilogramë.

Ky rikthim tregon gatishmërinë e saj për të rifilluar angazhimet publike pas një periudhe të gjatë dhe sfiduese. /Prive By Liberta Spahiu

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *