Showbiz

Mateo dhe Brikena kapen mat me njëri-tjetrin?

Një video që po qarkullon me shpejtësi ditën e sotme në rrjetet sociale ka trazuar sërish ujërat rreth marrëdhënies së Mateos dhe Brikenës.

Dyshja janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një lokal, siç shihet edhe në pamjet e siguruara duke ngritur menjëherë dyshime te ndjekësit e tyre.

Kjo rishfaqje krah për krah vjen vetëm pak javë pasi dyshja, pas shumë zërave lart e poshtë, konfirmuan zyrtarisht ndarjen e tyre. Ky takim i papritur ka nxitur menjëherë pikëpyetjet e para nëse Mateo dhe Brikena kanë gjetur rrugën e përbashkët drejt një rikthimi, apo nëse bëhet fjalë për diçka tjetër.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ajo që shton edhe më shumë dyshime mbi natyrën e këtij takimi është sjellja e tyre në botën virtuale.

Ndonëse u panë bashkë në publik, në rrjetet sociale situata mbetet e ngrirë. Nga një vëzhgim i thjeshtë shihet se nuk ka asnjë lëvizje nga ana e tyre; të dy vazhdojnë të mos e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, duke treguar se “paqja” e mundshme nuk është reflektuar ende online.

Kujtojmë se të dy janë aktualisht pjesë e programit “Top Arena”, çka shton edhe më shumë misterin e kësaj shkrepjeje.

A kanë dalë ata thjesht për të diskutuar për angazhimet e tyre të përbashkëta profesionale, apo mes dyshes ka pasur një sqarim privatisht dhe kanë vendosur t’i japin edhe një shans njëri-tjetrit?

Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim! /Prive By Liberta Spahiu

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *