Showbiz

Mateo dhe Brikena, çfarë po ndodh? Reagimi i parë i Mateo pas aludimeve për ndarje

Aludimet për një krizë në raportin mes Mateo dhe Brikenës kanë mbërthyer rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta nga fansat. Ndryshimet e vërejtura në profilin e tyre të Instagramit, ku dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin dhe kanë fshirë postimet e përbashkëta, kanë shtuar dyshimet për një ndarje të mundshme.

Në mes të këtyre thashethemeve, Mateo ka bërë reagimin e tij të parë përmes një postimi nga Elbasani. Në fotografinë ku shfaqet pranë disa fëmijëve, ai ka shkruar: “Një ditë normale në Elbasan”. Megjithatë, vëmendja e ndjekësve është kthyer te fakti se Mateo ka fshehur dorën e majtë në këtë imazh. Ky detaj ka ngritur pikëpyetje nëse ai vazhdon ende ta mbajë unazën simbolike të lidhjes me Brikenën, duke shtuar kështu më shumë mister rreth statusit aktual të lidhjes së tyre.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *