Showbiz

Marrëdhënia e krisur mes tyre/ Argjira reagon pas deklaratave të Einxhel

Miqësia mes Einxhel Shkirës, Argjira Spancës, Graciano Taganit dhe Fjoralba Ponarit ka qenë për vite me radhë një nga grupet më të komentuara në showbiz-in shqiptar.

Por pasi Einxhel zbuloi publikisht se raportet mes tyre ishin ftohur, tashmë ka ardhur edhe reagimi i parë publik nga Argjira.

E pyetur nga gazetari Butrint Pasjaqa, në një prononcim për platformën “Artistët Shqiptarë”, ku ishte e pranishme së bashku me Gracianon, moderatorja foli për krisjen e raportit me Einxhel Shkirën.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Sipas Argjirës, nuk ka pasur një ngjarje konkrete që ka sjellë fundin e miqësisë.

“Me Einxhelin, e di që duket e pabesueshme, por nuk ka ndodhur diçka specifike.

Më tepër ka qenë si një keqkuptim nga ana e saj. Me kohën do të sheshohen gjërat dhe ajo do ta kuptojë që gjërat nuk kanë qenë aspak siç i ka marrë”, u shpreh ajo.

Edhe Graciano u përpoq të minimizonte situatën, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një keqkuptim mes vajzash dhe jo për një konflikt serioz.

“Jo, unë e dua shumë! Janë ca muhabete gocash që unë skam lidhje fare. Por prapë, Einxhelin do ta mbaj mend si vajza që më është gjendur pranë në momente të vështira. S’ka ndodhur asgjë, ne e duam shumë”, tha ai.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *