Politikë

Aleanca kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës pas rastit të Arlinda Zekajt

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Në një reagim publik, partia ka shprehur mbështetje për kërkesën e grave të Kosovës për largimin e ministres Gërvalla, ndërsa ka kërkuar që edhe Sveçla të japë dorëheqje, për shkak të asaj që e cilëson si menaxhim fatal të rastit, transmeton lajmi.net.

Sipas Aleancës, dështimet në parandalimin dhe trajtimin e dhunës në familje nuk mund të trajtohen vetëm si përgjegjësi e zyrtarëve të policisë apo prokurorisë, por duhet të adresohen edhe në nivelin më të lartë politik.

Partia ka kërkuar rishikimin dhe ndryshimin urgjent e të plotë të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave, duke vlerësuar se përgjegjësia institucionale duhet të përfshijë edhe drejtuesit e institucioneve përkatëse.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

“Është e papranueshme që të shkarkohen vetëm vartësit, ndërsa përgjegjësit politikë të vazhdojnë të bëjnë sehir, duke mbrojtur një strategji që ka dështuar”, thuhet në reagimin e Aleancës.

Në përfundim, Aleanca ka theksuar se përgjegjësia për dështimet institucionale duhet të nisë nga nivelet më të larta drejtuese dhe se të gjithë personat përgjegjës duhet të japin llogari për veprimet dhe mosveprimet e tyre.

“Procesi të zhvillohet në frymën e demokracisë” Nga…

Mirjeta Zeka e zhdukur prej 7 vjetësh, vëllai:…

Kryeziu pas vrasjes së Arlindës: Duhet të ketë…

Çitaku: Grupi Punues dëshmon unitet, çlirimtarët do ta…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *