Showbiz

Majlinda Zeka feston 9-vjetorin e djalit: “Ti je pjesa më e bukur e jetës tem”

Modelja e njohur Majlinda Zeka ka ndarë sot momente të veçanta nga jeta e saj personale, duke festuar ditëlindjen e nëntë të djalit të saj. Pas një periudhe të gjatë, ajo ka sjellë në rrjetet sociale fotografi të të birit, i cili tashmë është rritur dhe është bërë një djalosh simpatik.

Në një postim emocional, Majlinda i ka bërë një dedikim të veçantë të birit, duke shprehur lidhjen e fortë që ata kanë. “9 vjet dashni, zhurmë, përqafime e lumturi. Urime ditëlindjen shpirti i mamit, ti je pjesa më e bukur e jetës tem”, ka shkruar ajo krah fotove të publikuara, duke emocionuar ndjekësit e saj.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *