Showbiz

Lukaku zbulon ambiciet e mëdha te Fenerbahçe: “Turqia, shtëpia ime e dytë, synojmë trofeun e Europës!”

Romelu Lukaku ka shprehur entuziazmin e tij të madh për transferimin te Fenerbahçe, duke e cilësuar klubin turk si një “shtëpi të dytë” dhe duke vendosur objektiva ambiciozë për rezultatet e skuadrës.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur në Stamboll, sulmuesi belg falënderoi klubin për besimin dhe theksoi se ky transferim ka qenë një dëshirë e kahershme. “Dua të falënderoj klubin për besimin që më kanë dhënë. Është një nder të jem këtu, dhe kam pritur këtë moment për një muaj. Turqia është shtëpia ime e dytë,” deklaroi Lukaku.

Duke folur për qëllimet e tij dhe të skuadrës, Lukaku vuri në pah rëndësinë e suksesit kolektiv. “Ajo që ka rëndësi është që Fenerbahçe të fitojë. Individët nuk kanë rëndësi, por skuadra. Ne duam të bëjmë tifozët tanë të lumtur me futbollin që luajmë dhe të fitojmë të gjithë trofeut këtu, përfshirë suksesin në Europë. Kam ambicien t’ua tregoj të gjithëve vlerën time,” shtoi ai.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Lukaku zbuloi gjithashtu se ka pasur biseda me disa nga shokët e tij të rinj të skuadrës, si Milan Skriniar, Jordan Veretout dhe N’Golo Kanté, duke përshkruar atmosferën si “të shkëlqyer”. Ai nxori në pah nevojën për të trajtuar çdo ndeshje si një finale dhe për të treguar angazhim të përbashkët.

Lidhur me formën e tij fizike, Lukaku shprehu optimizëm, duke thënë se ndihet “100%” dhe se është gati për fushë pas stërvitjeve me skuadrën. “Ne jemi të fokusuar në suksesin në Superligë, Kupën e Turqisë dhe Europë. Kur luan për këtë klub, presioni është i pashmangshëm,” përfundoi ai, duke treguar gatishmërinë për sfidat që e presin.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *