Showbiz

Ludo Lee, nga Big Brother VIP Kosova në Kanë, krah supermodeles Adriana Lima

Pas përfundimit të aventurës së tij në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Kosova’, ish-banori Ludo Lee duket se po jeton një kapitull të ri të mbushur me evente luksoze dhe yje ndërkombëtarë.

Ludo ka udhëtuar drejt Rivierës Franceze për të marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë, ku ka ndarë momente nga një mbrëmje ekskluzive e organizuar nga marka e njohur Ray-Ban. Ndërsa pamja e tij elegante në tapetin e kuq ka rënë në sy, vëmendjen kryesore e ka marrë prezenca e tij krah supermodeles braziliane Adriana Lima.

Ish-banori i BBVK dhe ikona e modës botërore, të dy veshur me stil, kanë pozuar së bashku, duke nxitur menjëherë reagime të shumta nga ndjekësit.

Ndërkohë që Ludo shijon këto momente nën dritat e Kanës, komentet në rrjetet sociale janë mbushur me batuta dhe referenca nga aventura e tij në reality show, duke treguar se publiku shqiptar e ndjek me humor dhe kuriozitet vazhdimisht.

Ky paraqitje krah një ylli të tillë botëror konfirmon aftësinë e Ludo Lee për të qëndruar në qendër të vëmendjes dhe për t’u pozicionuar në evente të nivelit më të lartë.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *