Showbiz

Brikena dhe Mateo nisin pushimet e para bashkë, ky është destinacioni i përzgjedhur

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Brikena dhe Mateo, çifti i krijuar në “Big Brother VIP Albania 5”, kanë nisur pushimet e përbashkëta pas përfundimit të angazhimit në “Top Arena”.

Dyshja ka zgjedhur Bodrumin, një prej destinacioneve më të frekuentuara turistike në Turqi, për disa ditë relaksi larg angazhimeve.

Për pushimet e para pas “Top Arena”, dyshja ka zgjedhur “La Blanche Island Bodrum”, një resort me pesë yje në bregdetin e Egjeut. Kompleksi ndodhet në një gadishull privat prej rreth 82 mijë metrash katrorë dhe funksionon me konceptin “ultra all-inclusive”, ndërsa përfshin plazh privat, gjashtë pishina, spa dhe restorante me pamje nga deti.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Raporti i tyre edhe jashtë shtëpisë së famshme nuk ka qenë gjithmonë i qetë. Brikena dhe Mateo kanë kaluar nëpër disa ulje-ngritje, me prishje e pajtime që janë komentuar vazhdimisht edhe nga publiku.

Megjithatë, duket se aktualisht mes tyre gjithçka është në rregull. Pushimet e përbashkëta tregojnë se dyshja ka lënë pas mosmarrëveshjet dhe po shijon lidhjen, ndërsa vazhdon të ndajë herë pas here momente nga koha që kalojnë së bashku. /Prive By Liberta Spahiu

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *