Prishtinë – Ylli i njohur botëror, Ludo Lee, ka ndezur rrjetet sociale me fotot e tij më të fundit nga Festivali i Filmit në Kanë. Në një ngjarje të veçantë, Lee u fotografua pranë dy prej modeleve më të njohura shqiptare, Angela Martini dhe Cindy Marina.
Takimi festiv u zhvillua gjatë një ‘after-party’ ekskluziv të organizuar nga amfAR, ku morën pjesë personalitete të shumta nga bota e artit, muzikës dhe kinematografisë. Eventi, i cili mblodhi elita globale, ishte skena perfekte për këtë takim mbresëlënës.
Ludo Lee, duke shprehur entuziazmin e tij, postoi një fotografi me Martini dhe Marina, duke shkruar: “Shqiptarët në afterparty-n e amfAR dhe DiCaprio-s, në Kanë”. Komenti i tij nënvizon praninë e fortë të shqiptarëve në ngjarjet më prestigjioze ndërkombëtare, duke i vendosur ata në qendër të vëmendjes botërore.


