Ish-banorja e njohur e shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’, Loredana Brati, ka vendosur t’i japë fund spekulimeve dhe të sqarojë publikisht disa nga temat më të komentuara kohët e fundit. Në një intervistë për ‘Top Albania Radio’, Loredana foli hapur për fundin e lidhjes së saj me Jozi, duke pranuar se periudha pas daljes nga formati televiziv ishte mjaft sfiduese për të dy. Ajo theksoi se tensionet dhe situatat e krijuara pas spektaklit kanë luajtur një rol të rëndësishëm në vendimin për t’i dhënë fund marrëdhënies.
“Me Jozin nuk ka më kthim mbrapa. Pas BBV ishim në atë pjesën ‘a do vazhdojmë apo jo’. Ishte zgjedhja e të dyve, ndarja ka shumë gabime nga ana e të dyve”, deklaroi Loredana.
Megjithatë, vëmendjen kryesore e morën deklaratat e saj në lidhje me personazhin e njohur si ‘Gjesti’ dhe zërat për një takim të mundshëm mes tyre në një vilë. Loredana mohoi kategorikisht çdo aludim, duke e cilësuar si thjesht një rastësi të dhënave. Ajo sqaroi se pamjet e dala në publik tregonin ‘Gjestin’ me stafin e tij dhe atë me shoqet e saj, ndërsa pronarët e vilës e njoftuan për praninë e ‘Gjestit’ një natë më parë.
“Screenshots-et dolën që Gjesti ka qenë me stafin e vet, unë me shoqe të miat. Kur vajta në vilë, pronarët më thanë që mbrëmë ka qenë Gjesti. Unë s’e kam takuar Gjestin dhe s’kam thënë kurrë që më ka ngacmuar”, u shpreh ajo.
Loredana gjithashtu zbuloi se kishte tentuar të sqaronte situatën personalisht me Xheneta Fetahun, por sipas saj, Xheneta nuk ka qenë e gatshme ta dëgjojë versionin e saj të ngjarjeve. “E sqarova Xhenetën ta sqaroj sepse e ndjeva, sepse kam ngrënë dhe pirë me Xhenetën, por nuk deshi të besojë”, tha ish-banorja.
Në fund, Loredana Brati bëri të qartë se për ‘Gjestin’ ruan vetëm respekt dhe konsideratë pozitive. “E kam xhan Gjestin dhe i uroj suksese atij”, përfundoi ajo.


