Politikë

Lista Studentore e Serbisë vizitoi Graçanicën, Deçanin e Prizrenin – MPJD-ja nuk kishte pranuar kërkesë për vizitë zyrtare

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Megjithatë, për këtë vizitë nuk ishte paraqitur ndonjë kërkesë për miratim zyrtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, raporton lajmi.net

Kjo është bërë e ditur në një përgjigje që Komuna e Deçanit ka dhënë për lajmi.net, duke iu referuar sqarimeve të MPJD-së lidhur me qëndrimin e përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë.

Vizita e delegacionit nga Serbia, e raportuar nga mediat më 8 dhe 9 nëntor, përfshiu disa prej objekteve më të njohura fetare ortodokse në Kosovë.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Sipas raportimeve të mediave, përfaqësuesit e kësaj liste fillimisht kanë vizituar Graçanicën, ku janë takuar me mitropolitin e Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije.

Më pas, delegacioni ka qëndruar edhe në Manastirin e Deçanit, ku është takuar me igumenin Sava, ndërsa gjatë vizitës në Prizren ka vizituar objekte fetare ortodokse.

Por, lidhur me këtë vizitë, MPJD-ja ka sqaruar se nuk kishte pranuar asnjë kërkesë për vizitë zyrtare nga përfaqësuesit e Listës Studentore.

Në përgjigjen e përcjellë për lajmi.net nga Komuna e Deçanit thuhet se vizitat zyrtare të përfaqësuesve të institucioneve të Serbisë në Kosovë duhet t’u nënshtrohen procedurave të veçanta institucionale.

Kërkesat e tilla përcillen përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi dhe më pas shqyrtohen nga institucionet përgjegjëse.

“Lidhur me vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore, më 8 dhe 9 nëntor 2026, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk ka pranuar kërkesë për vizitë zyrtare dhe, rrjedhimisht, nuk ka lëshuar ndonjë miratim të tillë”, thuhet në përgjigjen e përcjellë nga Komuna e Deçanit.

Megjithatë, sipas sqarimit institucional, përfaqësuesit e Listës Studentore nuk mbajnë aktualisht pozita zyrtare në institucionet shtetërore të Serbisë.

Për këtë arsye, hyrja dhe qëndrimi i tyre në territorin e Kosovës nuk janë trajtuar si vizitë zyrtare e përfaqësuesve shtetërorë, por si vizitë e qytetarëve të zakonshëm.

“Duke qenë se përfaqësuesit në fjalë nuk mbajnë akoma funksione zyrtare në institucionet shtetërore të Serbisë, hyrja dhe qëndrimi i tyre në Republikën e Kosovës janë realizuar në cilësinë e qytetarëve të zakonshëm, në përputhje me rregullat dhe procedurat e përgjithshme për hyrjen dhe qëndrimin e shtetasve të Serbisë në Republikën e Kosovës”, thuhet më tej në përgjigje.

MPJD-ja ka sqaruar gjithashtu se për vizita të kësaj natyre nuk kërkohet miratim paraprak nga ministria.

Kështu, ndonëse delegacioni ka zhvilluar takime gjatë qëndrimit në Graçanicë, Deçan dhe Prizren, sipas sqarimeve të përcjella nga Komuna e Deçanit, vizita nuk ka pasur status zyrtar dhe pjesëmarrësit janë trajtuar sipas rregullave të përgjithshme që vlejnë për shtetasit e Serbisë.

Vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore ka marrë vëmendje edhe në mediat rajonale, të cilat kanë raportuar për takimet e tyre me përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Rama nga Parisi “selam” Serbisë: Kosova shtet i…

Koalicion PDK-VV? Mustafa thotë se u takua me Kurtin: Gjeti kohë me dëgju

Infrakos reagon për grevën e punëtorëve: Ndërmarrja në…

​AGK mirëpret aktakuzën e re për sulmet ndaj…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *