Politikë

Parlamenti i ri i Izraelit betohet mes tensionesh, Netanyahu humb shumicën parlamentare

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Rezultatet e zgjedhjeve kanë dobësuar ndjeshëm pozitën e kryeministrit në largim, Benjamin Netanyahu, i cili ka humbur shumicën parlamentare. Megjithatë, as opozita nuk ka arritur ende të sigurojë mbështetjen e nevojshme për të marrë pushtetin, transmeton lajmi.net.

Në seancën inauguruese të Knessetit, presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, u bëri thirrje deputetëve që të tejkalojnë ndasitë politike dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët për krijimin e një qeverie të re.

“Shtrijini dorën njëri-tjetrit për kompromis, edhe kundërshtarëve tuaj. Shikojeni njëri-tjetrin me zemërgjerësi. Ka shumë punë për të bërë dhe kjo kërkon aftësitë dhe përvojën e të gjitha palëve në këtë parlament”, deklaroi Herzog.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Pas tre goditjeve të çekanit, nisi ceremonia e betimit të 26-të të Knessetit, ku 120 deputetët e zgjedhur morën zyrtarisht detyrën.

Herzog paralajmëroi se vendi nuk duhet të përfshihet në një tjetër cikël zgjedhor, duke kërkuar nga përfaqësuesit politikë të bëjnë të gjitha përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje.

“Duhet të bëni gjithçka që është e mundur për të shmangur përsëritjen e zgjedhjeve”, tha presidenti izraelit.

Përplasjet politike nisin që në seancën e parë

Atmosfera e tensionuar u reflektua edhe gjatë ceremonisë së betimit. Ministri në largim i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, u përfshi në një përplasje verbale me deputetin dhe përfaqësuesin e Listës së Bashkuar, Yousef Jabareen, të cilin e akuzoi për mbështetje ndaj Hamasit.

Ndërkohë, Gadi Eisenkot, një nga figurat kryesore të opozitës dhe gjeneral në pension i ushtrisë izraelite, bëri të ditur se synon të formojë qeverinë e re sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Angazhohem të formoj një qeveri të unitetit kombëtar sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Eisenkot para hyrjes në Knesset.

Numrat në parlament, mundësi për largimin e Netanyahut

Përbërja e re parlamentare i jep opozitës mundësi për të ndërtuar një shumicë alternative, ndonëse negociatat për krijimin e koalicionit pritet të jenë të vështira.

Blloku politik i Benjamin Netanyahut ka siguruar 53 nga gjithsej 120 mandatet parlamentare. Pozita e tij është dobësuar edhe më shumë pas distancimit të shtatë deputetëve të partisë Judaizmi i Bashkuar i Torës (JUT) nga koalicioni i kryeministrit në largim.

Në anën tjetër, Eisenkot dhe aleatët e tij kanë 48 mandate, por mund të sigurojnë mbështetjen e partive arabe, të cilat së bashku përfaqësohen me 19 deputetë në parlamentin e ri.

Një ndër çështjet kryesore që opozita synon të trajtojë është krijimi i një komisioni hetimor për sulmet e 7 tetorit, përfshirë edhe shqyrtimin e përgjegjësive të mundshme të Netanyahut për dështimet që paraprinë sulmet.

Përballë kësaj përbërjeje parlamentare, mbetet e paqartë nëse Eisenkot do të arrijë të sigurojë shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë së re dhe për t’i dhënë fund qeverisjes së Netanyahut.

Deputetja e VV-së i sulet Daut Haradinajt: Nuk…

Lista Studentore e Serbisë vizitoi Graçanicën, Deçanin e…

Rama nga Parisi “selam” Serbisë: Kosova shtet i…

Koalicion PDK-VV? Mustafa thotë se u takua me Kurtin: Gjeti kohë me dëgju

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *