Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës premton të jetë një ngjarje madhore e cila do të mbajë të gozhduar tifozët anembanë globit. Ndërsa përballja mes dy skuadrave cilësohet si një sfidë e fortë, legjenda e futbollit, Ronaldo, ka bërë një parashikim të veçantë, duke i dhënë epërsinë Spanjës.
Sipas Ronaldos, Spanja pritet të triumfojë në këtë finale, madje duke e cilësuar si një fitore të lehtë. Ai theksoi se Spanja, së bashku me Francën, kanë qenë dy ekipet më të favorizuara për të fituar këtë edicion të Kupës së Botës.
“Spanja do të fitojë, dhe lehtësisht. Bashkë me Francën, kanë qenë dy ekipet favorite për këtë Botëror. Spanja luan futboll të shkëlqyer. Është në ADN-në e tyre. Ata e kanë bërë këtë gjë për shumë vite, që kur ishin të vegjël,” ka deklaruar Ronaldo, duke vënë në dukje stilin dhe cilësinë e lojës së ekipit spanjoll.
Me një histori të pasur dhe lojtarë cilësorë, Spanja synon të dëshmojë forcën e saj në këtë finale. Ndërsa Argjentina gjithashtu vjen me një formë të mirë, emocionet dhe presioni i finales do të jenë faktorë kyçë për të dyja skuadrat. Mbetet për t’u parë nëse parashikimi i Ronaldos do të bëhet realitet sonte.


