Showbiz

Learta na prezanton me ambientet e shtëpisë së re moderne

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Learta Jakupi, reja e këngëtares së njohur të muzikës popullore Shyhrete Behluli, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa pamje ekskluzive nga shtëpia e tyre e re.

Përmes disa imazheve të shpërndara në InstaStory, ajo ka treguar se punimet janë shumë pranë fundit dhe gjithçka po merr formën e dëshiruar.

Në fotot e publikuara, bie në sy një stil mjaft modern dhe elegant, ku dominojnë ngjyrat e drurit, nuancat e hapura dhe ndriçimi i kuruar në detaje.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Kuzhina dhe pjesa e ambientit të ditës duken pothuajse gati, të pajisura me mobilie me dizajne bashkëkohore dhe mermer që i shton luks hapësirës.

Në një tjetër postim ajo ka ndarë edhe pamje nga shkallët e brendshme të shtëpisë, të cilat gjithashtu janë nga druri.

Në këtë fole të re dhe komode, Learta pritet të jetojë së shpejti bashkë me familjen e saj. /Prive By Liberta Spahiu

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *