Bëhet fjalë për videon që, sipas deklarimeve të Arlindës të përfshira në dosjen e Prokurorisë, ish-bashkëshorti i saj ia kishte dërguar, ku shihej duke ia djegur rrobat në oborrin e shtëpisë, krahas përdorimit të gjuhës fyese dhe kërcënuese ndaj saj, transmeton lajmi.net.
Sipas aktakuzës, Arlinda kishte deklaruar se Jeton Sylaj ia kishte marrë rrobat, i kishte nxjerrë në oborr dhe më pas ua kishte vënë flakën. Ajo kishte thënë gjithashtu se ai e kishte incizuar ngjarjen dhe videon ia kishte dërguar asaj, të cilën më pas ishte e gatshme ta dorëzonte si dëshmi në Polici.
Rasti i djegies së rrobave ishte përmendur edhe në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Pejë, të ngritur më 23 tetor 2026 ndaj Jeton Sylajt për veprën penale të kanosjes. Sipas dokumentit, Arlinda kishte raportuar se gjatë martesës kishte përjetuar dhunë psikologjike dhe fizike, ndërsa kishte deklaruar se ndihej e rrezikuar nga ish-bashkëshorti.
Më 25 tetor, Arlinda u vra në Vitomiricë të Pejës, pak pasi ishte kthyer në shtëpi e shoqëruar nga Policia. Për vrasjen dyshohet Albert Sylaj, vëllai i Jeton Sylajt.
Ngjarja ka nxitur reagime të shumta dhe pyetje për mënyrën se si institucionet i trajtuan raportimet dhe kërkesat e Arlindës për mbrojtje.
Pamjet e publikuara në emisionin “MAT” në Klan Kosova mund t’i ndiqni poshtë.
“Shkarkime, o kryeministër!”, Lushaku reagon ashpër pas videos…
Vrasja e Arlinda Zekajt, Haradinaj kërkon përgjegjësi dhe llogaridhënie
Dita e 17-të e protestës, Edi Rama sërish i fton protestuesit në dialog
Biletat e shtrenjta pasurojnë FIFA-n, zbulohen fitimet marramendëse…
