LDK nuk bën koalicion me kryeministër Albin Kurtin

0
310
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, ka thënë se partia e saj nuk ka vija të kuqe me asnjë parti, por ka theksuar se nuk do të bëjnë koalicion nëse kryeministër propozohet të jetë Albin Kurti. Ajo ka shpjeguar se LDK-ja, pas zgjedhjeve, do të shohë pozicionin e saj. “LDK-ja nuk ka vija të kuqe me askënd. Dukshëm, vijat e kuqe ndër vite janë shndërruar në të kaltra e të gjelbra. LDK nuk bën koalicion me kryeministër Albin Kurtin, nuk bën koalicion nëse ai është kryeministër. LDK do të ofrojë iniciativën e vet politike dhe do të shikojë se ku e pozicionon qytetari, pastaj shohim e bëjmë”, ka deklaruar ajo në RTV Dukagjini. Ajo ka drejtuar kritika ndaj Kurtit, për të cilin tha se nuk e di as çka është Kushtetuta. “E ki kryeministrin e Kosovës që aktin më të lartë e ka Kushtetutën, idenë më të vogël nuk e ka çka është Kushtetuta… s’e ka idenë e ndarjes së pushteteve, apo nuk i konvenon demokracia si sistem. Kryeministrit nuk i konvenon demokracia si sistem. Të mos e kuptosh faktin pse gjyqtarët nuk i nënshtrohen votës, është shpërthim i absurditetit”, tha ajo
TRIK TRAVEL

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, ka thënë se partia e saj nuk ka vija të kuqe me asnjë parti, por ka theksuar se nuk do të bëjnë koalicion nëse kryeministër propozohet të jetë Albin Kurti.

Ajo ka shpjeguar se LDK-ja, pas zgjedhjeve, do të shohë pozicionin e saj.

TRIK TRAVEL

“LDK-ja nuk ka vija të kuqe me askënd. Dukshëm, vijat e kuqe ndër vite janë shndërruar në të kaltra e të gjelbra. LDK nuk bën koalicion me kryeministër Albin Kurtin, nuk bën koalicion nëse ai është kryeministër. LDK do të ofrojë iniciativën e vet politike dhe do të shikojë se ku e pozicionon qytetari, pastaj shohim e bëjmë”, ka deklaruar ajo në RTV Dukagjini.

Ajo ka drejtuar kritika ndaj Kurtit, për të cilin tha se nuk e di as çka është Kushtetuta.

“E ki kryeministrin e Kosovës që aktin më të lartë e ka Kushtetutën, idenë më të vogël nuk e ka çka është Kushtetuta… s’e ka idenë e ndarjes së pushteteve, apo nuk i konvenon demokracia si sistem. Kryeministrit nuk i konvenon demokracia si sistem. Të mos e kuptosh faktin pse gjyqtarët nuk i nënshtrohen votës, është shpërthim i absurditetit”, tha ajo

TRIK TRAVEL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here