Lajmet e Fundit

Kapet 1 kg kanabis që ishte nisur me postë nga SHBA-ja

Zyrtarët e Doganës në Kosovë kanë gjetur një pako me kanabis në një prej dërgesave postare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Policia e Kosovës e ka identifikuar personin që do ta pranonte pakon dhe i njëjti është ndaluar.

Pakoja me kanabis ishte me peshë 1 kilogram.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10.07.2024, në ora 11:00, në Zyrën Doganore të Postës së Kosovës, gjatë ekzaminimit të dërgesave postare nga SHBA , në një pako , është hasur në substancë narkotike Kanabis sativa me peshë neto 1 kg. Dogana ka njoftuar Policinë e Kosovës ku është konfirmuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike. Është kryer dorëzimi-pranimi i mallit dhe sipas Policisë së Kosovës, është identifikuar personi fizik (pranuesi i pakos) i cili është ndaluar”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Prishtina Post

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *