Të shtunën, KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve
Këtë të shtunë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.…
Prishtinë: 19°C · EUR/USD 1.09
2 artikuj
Këtë të shtunë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.…
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, ka thënë se partia e saj nuk ka vija të kuqe me asnjë parti, por ka theksuar se nuk do të bëjnë koalicion nëse kryeministër propozohet të jetë Albin Kurti. Ajo ka shpjeguar se LDK-ja, pas zgjedhjeve, do të shohë pozicionin e saj. “LDK-ja nuk ka vija të kuqe me askënd. Dukshëm, vijat e kuqe ndër vite janë shndërruar në të kaltra e të gjelbra. LDK nuk bën koalicion me kryeministër Albin Kurtin, nuk bën koalicion nëse ai është kryeministër. LDK do të ofrojë iniciativën e vet politike dhe do të shikojë se ku e pozicionon qytetari, pastaj shohim e bëjmë”, ka deklaruar ajo në RTV Dukagjini. Ajo ka drejtuar kritika ndaj Kurtit, për të cilin tha se nuk e di as çka është Kushtetuta. “E ki kryeministrin e Kosovës që aktin më të lartë e ka Kushtetutën, idenë më të vogël nuk e ka çka është Kushtetuta… s’e ka idenë e ndarjes së pushteteve, apo nuk i konvenon demokracia si sistem. Kryeministrit nuk i konvenon demokracia si sistem. Të mos e kuptosh faktin pse gjyqtarët nuk i nënshtrohen votës, është shpërthim i absurditetit”, tha ajo