Ky edicion do të përfshijë 15 aktivitete muzikore, kulturore, sociale dhe bamirëse, të cilat do të zhvillohen deri më 26 dhjetor, në frymën e festave të Krishtlindjeve.
Organizimi do të bazohet në një protokoll të veçantë, ku respektimi i hapësirës, traditës dhe pjesëmarrësve do të jetë pjesë thelbësore e aktiviteteve.
“Të ndryshëm me tradita, të bashkuar në respekt” është motoja e këtij edicioni.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se aktiviteti do të mbahet në Qendrën Kulturore “Bogdani Polis”, ku pritet të performojnë DJ të rinj nga Evropa.
Sipas tij, organizimi do të zhvillohet sipas një protokolli të veçantë, duke respektuar karakterin e institucionit ku do të mbahet ngjarja.
“Performanca e DJ-ve të rinj nga Europa që performojnë këtu, do të jetë me një me një protokoll të veçantë duke respektuar edhe institucionin. Do të mbahet në Qendrën Kulturore Bogdani Polis, që është sallë e posaçme koncertale e për organizime të ngjashme. Ekipi ë, menaxhment është krenare që kryeqyteti ka mundësi t’ia dhurojë ë një eveniment të tillë, rinisë së Prishtinës. Edhe kryeqyteti e meriton një performancë të tillë të ngritet një nivel tjetër qysh synon edhe Prishtina”, tha Rama.
Përfaqësuesi i “A Menagment” tha se përmes këtij organizimi synohet promovimi i vlerave të paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës në Kosovë.
“Ky aktivitet kulturor që do ta promovojë të kundërtën e dhunës, paqen, bashkëjetesën, traditën shqiptare që na e kemi, do të organizohet në frymën e Krishtlindjeve në Kosovë, por fillon që tani me 15 aktivitete të ndryshme, përfshi edhe aktivitetet sociale, bamirëse dhe kulturore në Prishtinë dhe përfundon me 26 dhjetor në kohën e Krishtlindjeve, me një eveniment special, me një performancë të artezre që do ta promovojnë paqen, bashkëjetesën edhe tolerancën në Kosovë, që shqiptarët të jenë shembull për këtë”, tha ai.
Edicioni “NOËL 2026” do të përmbyllet më 26 dhjetor me një ngjarje të veçantë artistike, kushtuar promovimit të paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës në Kosovë.
AGK: Raporti i BE-së evidenton gjuhën e ashpër…
KGJK dënon sulmin ndaj gjyqtares së Gjykatës së…
Tomë Gashi: Astrit Dehari është vrarë dhe ky është epilogu i vetëm
Nëna e Astrit Deharit: Prokurori Shefkiu na ka…
