Ai ka thënë se sot bëhen 10 vite nga vrasja e Astrit Deharit, dhe prej 10 vitesh familja e tij pret përgjigje nga Prokuroria se çka ndodhi më 5 nentor 2016 në qelinë e paraburgimit në Prizren dhe si përfundoi Astriti në atë qeli.
“Më 30 gusht 2016, Policia arrestoi gjashtë aktivistë të VV-së për sulm ndaj ndërtesës së Kuvendit. Policinë e drejtonte Shpend Maxhuni, departamentin për operacione e drejtonte Rashit Qalaj që më pastaj u bë deputet i PDK-së. Po atë ditë në konferencën e përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë, Luan Keka nga departamenti kundër terrorizmit e cilësoi sulmin si vepër terroriste. Policia tha se të arrestuarit e kishin organizuar dhe kryer sulmin. Prokurori i Prokurorisë Speciale, Abdurrahim Islami foli për përgjimet ku mbështeteshin dyshimet. Emri i Astriti u bë publik ditën e arrestimit, pas asaj konference Astritin e mbajtën 65 ditë në paraburgim. Prokurori nuk e mori asnjëherë në pyetje, ndaj tij n uk u ngrit aktakuzë, Gjykata ia kishte marrë lirinë, kurrë nuk u dëshmua se kishte sulmuar ndonjë institucion, njëjtë edhe për pesë aktivistët e tjerë”, ka thënë Rexha.
Ai e kujton se të shtunën e 5 nentorit 2016, pak pas orës 15:00, të burgosurit u kthyen nga shetitja dhe në qelinë A3 të paraburgimit në Prizren, e kanë gjetur të shtrirë për toke, pa ndjenja me shishe plastike mjalti në gojë.
Rexha ka kujtuar se në orën 15:55 në Spitalin e Prizrenit u konstatua humbja e jetës së Astrit Deharit.
“Më 5 nentor, drejtori i Policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqi deklaroi se Astriti kishte marrë medikamente dhe kishte rënë në komë. Por, analizat dolën negative për substancat e testuara. Autopsia përcaktoi asfiksinë mekanike. Kryeprokurori i atëhershëm i Prizrenit, Sylë Hoxha paraqiti publikisht versionin e vetëvrasjes ndërsa hetimet vijonin. Sylë Hoxha doli në pension dhe kandidoi për deputet në LDK. Tri ditë pas ngjarjes, pamjet e kamerave të paraburgimit dolën në Klan Kosova dhe në Gazetën Express. institucionet kishin detyrë t’i ruanin ato si prova. Me 4 prill 2017, në burg humbi jetën edhe Naser Makolli. Ai ndante qelinë me Astritin dhe ishte ndër të parët që e gjeti. Dëshmia e tij kishte rëndësi për hetimin se si vdiq ai”, ka shtuar Rexha.
Ai ka thënë se më 29 nëntor 2016, në Kuvend të Kosovës ka arritur peticioni “Drejtësi për Astritin” me mbi 20 mijë nënshkrime ku familja dhe shoqëria civile kërkuan hetim të pavarur, shkarkimin dhe vënien para drejtësisë të zyrtarëve përgjegjës.
“Asnjë zyrtar as nuk u hetua, as nuk u suspendua, as nuk u shkarkua dhe as nuk dha dorëheqje. N ë shkurt 2018, pas kërkesës së familjes u hap rruga për ekspertizën e pavarur në Zvicër. Aty u konkludua se ka të dhëna për prezencën e një personi tjetër në vendngjarje. Askush tjetër veç Prokurorisë nuk ka për detyrë ta zbardh këtë rast. Presim të veprojnë, edhe pse vonë nuk është aq vonë për të hetuar veprimet që quan te burgosja, vrasja dhe veprimet pas vrasjes. Astriti ishte student i Mjekësisë, aktivist i V V-së dhe shoku ynë. Besonte se padrejtësia që i bënte dikujt na ngarkon të gjithëve me atë padrejtësi. Me atë bindje jetoi dhe veproi. Me atë bindje ngrihemi sot në këtë Kuvend dhe kërkojmë atë që familjes së tij, vajzës së tij Arsës i detyrohemi prej 10 vitesh. Drejtësi për Astritin”, ka shtuar Rexha.
Rama i gatshëm të bashkëpunoj me Prokurorinë Speciale:…
OVL-UÇK fillon aksionin para zyrës së BE-së: Serbia…
Raporti i Progresit, Haradinaj: Po dëshmohet se proceset…
Mbrojtja e Afërt e kryeministrit Kurti ndërhyn ndaj…
