Lajmet e Fundit

LAJMI I FUNDIT: Zv. ministri me veturë zyrtare godet një fëmijë 15-vjeçar në Gjakovë

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 22:00 në Gjakovë. Gazeta PrishtinaPost mëson se zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku duke vozitur veturën zyrtare ka goditur një fëmijë 15-vjeçar i cili ishte duke lëvizur me një motoçikletë.

Sipas burimeve, fëmija ka pësuar lëndime trupore e që dyshohet se ka pësuar edhe frakturë në këmbë.

Në këto momente, zv.ministri Tafarshiku është duke dhënë deklaratë në stacionin policor në Gjakovë.

Gazeta Demos ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës në lidhje me këtë rast, dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *