Lajmet e Fundit

Lajçak takohet me këshilltarin e Scholzit

Nga · 1 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email
Lajçak takohet me këshilltarin e Scholzit
Lajçak takohet me këshilltarin e Scholzit

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, ai foli me Jens Plotner, këshilltarin për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit gjerman, për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Ai mes tjerash tha se me zyrtarin gjerman ka folur edhe për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së , me Jens Pletner, këshilltar për politikën e jashtme dhe sigurinë të kancelarit gjerman, diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor dhe mënyrën se si të zhbllokojmë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Jam mirënjohës për angazhimin e fortë të Gjermanisë për procesin e normalizimit”, ka thënë Lajçak në rrjetin social X.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Lajçak ka thënë mbrëmë se ka diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi dinamikën rajonale me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien dhe zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanoff.

Prishtina Post

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *