Lajmet e Fundit

Labi zbulon strategjinë pas suksesit të Elijonës: Pse “Zemra e re” nuk pati nevojë për videoklip

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri, i njohur ndryshe si Labi, ka qenë i pranishëm në përvjetorin e katërt të LIT CLUB, ku performanca e tij ka ndezur atmosferën.

Pas një performance të suksesshme, Labi ka dhënë një intervistë ekskluzive për Prive, duke zbuluar detaje rreth projektit të tij muzikor me Elijonën. Ai foli për këngën e tij hit, “Zemra e re”, e cila u bë jashtëzakonisht popullore gjatë kohës së Big Brother VIP Kosova, falë performancave të Elijonës brenda shtëpisë.

Labi ka shpjeguar arsyen për të cilën vendosi të mos realizonte një videoklip për këtë këngë, pavarësisht popullaritetit të saj të menjëhershëm. “Kam bërë mirë që e kam lënë ashtu siç e kanë njoftë përmes Elijonës në BBVK. Ajo këngë mori hovin e madh përmes Elijonës dhe të gjithë atyre që e kanë kënduar në Big Brother,” tha ai, duke theksuar se kënga kishte krijuar një lidhje të fortë me publikun dhe nuk kërkonte mjete shtesë vizuale për të forcuar impaktin.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Megjithatë, këngëtari nuk përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi të ardhshëm me Elijonën, duke shprehur respekt për karrierën e saj dhe duke lënë të kuptohet se mund të sjellin projekte të reja së bashku në të ardhmen.

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *