Politikë

Aleanca akuzon për nepotizëm në emërimet diplomatike, kërkon nga Konjufca sqarime për vendimin e Gërvallës

Nga · 3 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email

Përmes një reagimi publik, kjo parti i ka kërkuar ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, të sqarojë nëse është shfuqizuar Vendimi nr. 113/2024, i cili ndalonte punësimin e familjarëve të afërt të zyrtarëve dhe diplomatëve në këtë ministri, transmeton lajmi.net.

Aleanca ka rikujtuar se ky vendim ishte nënshkruar më 23 prill 2024 nga ish-ministrja Donika Gërvalla, ndërsa ka theksuar se vendimet e fundit për emërime diplomatike mbajnë nënshkrimin e ministrit aktual, Glauk Konjufca.

Në reagimin e saj, Aleanca ka përmendur disa emërime për të cilat pretendon se personat e caktuar kanë lidhje familjare ose politike me zyrtarë të pushtetit.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Në mesin e tyre është Rina Dragidella, e emëruar në Uashington, për të cilën Aleanca pretendon se është mbesë e ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sipas partisë, ajo është emëruar Sekretare e Dytë pa plotësuar kriterin e një viti përvojë pune në MPJD në kohën e konkursit.

Po ashtu, është përmendur Kaltrina Dalipi, e emëruar në Berlin, për të cilën Aleanca pretendon se ka lidhje familjare me Luan Dalipin, ish-shefin e kabinetit të kryeministrit Albin Kurti. Sipas reagimit, ajo është dërguar në këtë pozitë pa gradë diplomatike të fituar përmes procedurave përkatëse.

Një tjetër rast i përmendur është ai i Vera Rexhepi Lecit, e emëruar konsulle në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aleanca pretendon se ajo është bashkëshortja e Burim Lecit, të cilin e lidh me bashkëpunime biznesore me Luan Dalipin.

Në listën e emërimeve të kundërshtuara nga Aleanca janë edhe Lumturie Lipoveci, e emëruar në Hagë, për të cilën pretendon se është tezja e deputetes së Vetëvendosjes, Krenare Çerkini, si dhe Njazi Ajvazi, i emëruar në Kopenhagë, për të cilin thotë se ka qenë pjesë e kryesisë së Listës Guxo në Mitrovicë.

Përballë këtyre pretendimeve, Aleanca i ka drejtuar tri pyetje ministrit Konjufca, duke kërkuar të dijë nëse Vendimi 113/2024 është shfuqizuar zyrtarisht, kur ka ndodhur kjo dhe për çfarë arsyeje.

Partia ka kërkuar gjithashtu sqarime se si po bëhen emërimet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në kryeqendrat ndërkombëtare dhe nëse po respektohen kriteret profesionale dhe procedurat e shërbimit të jashtëm.

Në reagimin e saj, Aleanca ka kritikuar edhe atë që e konsideron ndryshim të parimeve të Vetëvendosjes, duke rikujtuar qëndrimet e mëhershme të kësaj partie kundër punësimit të familjarëve në institucione publike.

“Ndryshimi i parimeve, e shkelja e ligjit ekzistues është tradhtia më e madhe që mund t’u bëhet profesionistëve të rinj dhe diplomatëve të karrierës”, thuhet në reagim.

Në fund, Aleanca ka paralajmëruar se do të kërkojë llogaridhënie për emërimet e përmendura, duke thënë se nuk do të heshtë për atë që e cilëson nepotizëm në diplomacinë e Kosovës./lajmi.net/

Identifikohen nga mbetjet mortore Adem Ademi, Fatmir Fazliu…

​Protestuesit marshojnë drejt Qeverisë, kërkojnë dorëheqjen edhe të…

Jashari takohet me gjeneralmajorin amerikan, i ndan Medalje…

IPK nis inspektim të jashtëzakonshëm| Detaje se si…

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *