Pas javës së ngarkuar me kritika për paraqitjen e saj në sfilatën e Victoria’s Secret, Kylie Jenner është parë duke shijuar momente të qeta me partnerin e saj, aktorin Timothée Chalamet. Çifti u fotografua duke u shëtitur me biçikleta nëpër Los Angeles, një veprim që duket se shërben si një mënyrë për t’u larguar nga vëmendja e mediave.
Jenner, 29 vjeçare, u bë një nga personazhet më të komentuara të sfilatës së fundit të Victoria’s Secret, ku u shfaq me ikoniken “Fantasy Bra”. Këto reçipeta, të stolisura me mijëra diamante dhe gurë të çmuar, kanë një vlerë të raportuar prej 50 milionë dollarësh. Paraqitja e saj me këtë krijim të famshëm, i cili kthehet në pasarelë pas tetë vitesh, shkaktoi reagime të ndara.
Ndërsa disa e vlerësuan zgjedhjen, të tjerë, përfshirë ish-modele si Adrianne Curry, kritikuan vendimin e Victoria’s Secret për t’ia besuar prezantimin e “Fantasy Bra” personazhit të famshëm nga rrjetet sociale, duke argumentuar se ky rol duhet t’i takonte një modeleje profesioniste me karrierë të gjatë me markën.
Drejtori kreativ i Victoria’s Secret, Adam Selman, mbrojti vendimin, duke theksuar ndikimin e jashtëzakonshëm kulturor të Jennerit dhe dëshirën për të sjellë surprizë dhe argëtim në spektakël. Ai shtoi se ideja ishte të kombinohej “Fantasy Bra” me një personazh të papritur.
Pavarsësisht debatit, paraqitja e Jennerit ka mbajtur vëmendjen ndërkombëtare mbi të dhe ka rikthyer diskutimet për ndryshimet në industrinë e modës, ku popullariteti në rrjetet sociale po merr gjithnjë e më shumë peshë.

Ndërkohë, duke shijuar një ditë relaksuese, Kylie dhe Timothée zgjodhën veshje komode dhe sportive për shëtitjen e tyre me biçikleta. Jenner kishte veshur pantallona sportive të zeza, një bluzë të gjerë gri dhe atlete Salomon, ndërsa Chalamet zgjodhi pantallona gri të errëta, bluzë të zezë dhe një kapelë.
