Showbiz

Ky ishte reagimi i Loredanes pasi Mozzik bëri të ditur se po bëhet baba për herë të dytë

Reperi i njohur Mozzik dhe partnerja e tij Lotina Haziri kanë ndarë me ndjekësit një nga lajmet më të bukura për ta.

Çifti ka bërë të ditur se janë në pritje të një djali, duke marrë urime të shumta nga fansat dhe miqtë e tyre në rrjetet sociale.

Postimi i tyre u komentua menjëherë në media rozë dhe nga ndjekësit, të cilët mezi presin ardhjen në jetë të fëmijës së tyre, shkruan InfoKosova.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Mirëpo, vëmendje ka marrë edhe reagimi i ish-partneres së Mozzikut, Loredana Zefi.

Pak pas lajmit për shtatzëninë, Loredana publikoi një fotografi të vajzës së saj, Hanës.

Ky postim u interpretua nga shumë ndjekës si një reagim indirekt ndaj lajmit që po qarkullonte për ish-partnerin e saj.

Në fotografinë e publikuar, Hana shihej mjafte e lumtur, moment që mori menjëherë vëmendje të madhe në rrjet.

Edhe pse as Mozzik dhe as Loredana nuk kanë bërë ndonjë koment lidhur me interpretimet e fansave, postimet e tyre kanë nxitur reagime dhe diskutime të shumta në rrjetet sociale.

Mozzik dhe Lotina po vazhdojnë të shijojnë periudhën e bukur të pritjes së ëmbël, ndërsa fansat vazhdojnë të ndjekin nga afër çdo postim të tyre./InfoKosova/

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *