Politikë

Kusari: Ura do të hapet, Qeveria njëzëri me presidenten

Nga · 2 min lexim
Shpërndaje: Facebook X WhatsApp Email
mimoza kusari

Jemi të bindur se ura do të hapet dhe se kjo çështje është e Kosovës”, kështu ka deklaruar shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila në RTK.

“…Ka kaluar shumë kohë më parë kur nuk është pjesë e procesit të Berlinit dhe nuk mund të jetë. Natyrisht se në element të vlerësimit të rrethanave të sigurisë, Kosova bashkërendon aktivitetin dhe se policia bashkë edhe me institucionet e tjera të sigurisë, përfshirë edhe KFOR-in do të jetë në koordinim, por nuk është çështje me të cilën mund të diskutohet parimi i hapjes së urës”, ka thënë ajo.

Kusari – Lila ka thënë se eskalimi i situatës nuk ka ndodhur nga vendimet e Qeverisë Kurti por nga grupet kriminale serbe.

Sponsorizuar
Fluturim Prishtinë – Stuttgart Fluturim Prishtinë – München Fluturim Prishtinë – Göteborg
Prishtinë → Stuttgart
Fluturim direkt · nisje çdo ditë
nga 99€
Rezervo tani →
Sponsorizuar
A po të gjejnë klientët në Google? — Trik Agency Plan 90-ditor për rritjen e shitjeve — Trik Agency
Merr analizën falas →

Ajo është pyetur për qëndrimet e Presidencës dhe Qeverisë për këtë çështje. 
“I keni dëgjuar deklaratat e presidentes, ka qenë shumë e qartë për çështjen e Urës dhe mos përfshirjen e kësaj teme në dialog, ashtu siç në të njëjtin parim është Qeveria. Në aspektin parimor, vlerësues, institucional gjithçka është njëzëri”, ka thënë ajo. 

Tutje ka shtuar se për çështje të tjera ka pasur dallime, por që sipas saj, fokusi i dy institucioneve mbetet rritja e mbështetjes ndërkombëtare. 

Lexo gjithashtu

Shiko të gjitha →

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *