Përmes një postimi, Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në disa fusha.
Sipas tij, vëmendje e veçantë i është kushtuar bashkëpunimit në fushën e drejtësisë, si dhe atij ekonomik e tregtar, transmeton lajmi.net.
“Folëm për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve tona dhe për forcimin e mëtejmë të tyre, për bashkëpunimin në fushën e drejtësisë, sikurse edhe për atë ekonomik e tregtar”, ka shkruar Kurti.
Kreu i Qeverisë ka shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Danimarka i ka dhënë Kosovës, duke theksuar rëndësinë e përkrahjes daneze në rrugën e integrimeve euroatlantike.
“Shpreha mirënjohjen për qëndrimin e vazhdueshëm mbështetës të Danimarkës ndaj Kosovës dhe theksova rëndësinë e avancimit të Republikës sonë në procesin e integrimeve euroatlantike”, ka deklaruar Kurti.
Takimi është zhvilluar në kuadër të angazhimeve të kryeministrit në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.
Kurti takohet me kryediplomaten irlandeze, kërkon mbështetjen e…
“Nuk shoh arsye për të diskutuar” – Nga…
Kurti takohet me kryeministrin e Kanadasë: Biseduam për…
Arlinda e pranon publikisht: Kam pëlqim për Norën
