Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Kurti e ka falënderuar kryediplomaten irlandeze për ftesën dhe pritjen në këtë samit, transmeton lajmi.net.
Gjatë takimit, palët kanë diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, tregtinë, arsimin dhe kulturën, me theks të veçantë në sektorin e teknologjisë së informacionit.
“Biseduam për thellimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, arsimor e kulturor, posaçërisht në sektorin e teknologjisë së informacionit, nëpërmjet shtimit të ndërveprimit. Ndërsa shpreha mirënjohjen për ndihmën dhe kontributin e Irlandës për popullin dhe vendin tonë”, ka deklaruar Kurti.
Një tjetër çështje e diskutuar ka qenë perspektiva evropiane e Kosovës. Kryeministri ka vlerësuar se vendit i takon statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe hapja e negociatave për anëtarësim.
Ai ka shprehur pritshmërinë që Irlanda të mbështesë këtë proces gjatë presidencës së saj të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Kurti ka theksuar se dhënia e statusit të vendit kandidat dhe hapja e negociatave do të ishte një vendim i drejtë dhe i merituar për Republikën e Kosovës.
“Nuk shoh arsye për të diskutuar” – Nga…
Kurti takohet me kryeministrin e Kanadasë: Biseduam për…
Arlinda e pranon publikisht: Kam pëlqim për Norën
Shqipëria triumfon ndaj Finlandës, Muçi dhe Manaj i…
