Showbiz

Kurti: Rrezik për zgjedhje të reja nëse nuk zgjidhet presidenti, do të ishte e pafalshme

Kryeministri Albin Kurti i ka bërë thirrje krerëve politikë dhe deputetëve të Kosovës që të finalizojnë zgjedhjen e presidentit të vendit, duke theksuar se një kthim në zgjedhje të parakohshme do të ishte i pafalshëm dhe i panevojshëm.

Pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë së re, Kurti deklaroi në mbledhjen solemne të Qeverisë “Kurti 4” se institucionet tashmë janë funksionale dhe sfida kryesore mbetet zgjedhja e presidentit.

“Jemi me Kuvend të konstituar e Qeveri të zgjedhur, e përpara kemi çështjen e presidentit dhe një marrëveshje politike mes LVV-LDK për kandidatin për president”, tha Kurti.

Stuttgart
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Stuttgart

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 99€
Rezervo Tani
Munich
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Munich

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 75€
Rezervo Tani
Göteborg
Trik Travel Oferta Ekskluzive të Fluturimeve

Fluturim direkt – Prishtinë → Goteburg

Nisje: çdo ditë

Duke Filluar nga 69€
Rezervo Tani

Ai theksoi se sfida aktuale vjen nga qëndrimi i disa deputetëve të LDK-së, të cilët, sipas tij, hezitojnë të zbatojnë marrëveshjen e arritur mes dy partive.

“Para nesh është sfida me qëndrimin e shprehur nga disa deputetë nga radhët e LDK-së, të cilët nuk duan ta zbatojnë marrëveshjen e arritur me mund e përkushtim pas një procesi negociatash jo të lehta”, u shpreh kryeministri.

Kurti paralajmëroi se vendi është shumë pranë zgjidhjes së kësaj çështjeje dhe se shkuarja sërish në zgjedhje do të ishte një veprim i papërgjegjshëm.

“Jemi kaq afër zgjidhjes së presidentit saqë do të ishte e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje”, theksoi ai.

Duke folur si kryetar i LVV-së dhe si kryeministër, Kurti u bëri thirrje të gjithë liderëve politikë dhe deputetëve që të përmbyllin procesin e zgjedhjes së presidentit.

“Si kryetar i LVV-së dhe si kryeministër, ju bëj thirrje liderëve politikë, kolegëve të mi, deputetëve: le ta zgjedhim çështjen e presidentit, t’i japim vendit tonë institucionin në përputhje me vullnetin e qytetarëve”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se një proces i ri zgjedhor nuk do të sillte ndryshime thelbësore në skenën politike dhe do të ishte në kundërshtim me interesin publik.

“Jam i bindur se edhe një proces i panevojshëm zgjedhor jo vetëm që s’do të sillte diçka të re në mozaikun politik, por do të ishte papërgjegjësi ndaj interesit publik dhe pamaturi e madhe politike”, tha Kurti.

Duke iu referuar periudhës së gjatë të bllokadave institucionale dhe zgjedhjeve të njëpasnjëshme, Kryeministri theksoi se qytetarët përmes votës kanë dhënë mesazh të qartë, ndërsa zgjedhjet e viteve 2025 dhe 2026 nuk sollën ndryshime në mozaikun politik.

Fjalimin e tij, Kurti e nisi duke falënderuar qytetarët për besimin dhe deputetët për votimin e Qeverisë së re, duke nënvizuar se kabineti i tij do të fokusohet në punën për qytetarin dhe mbrojtjen e shtetit.

“Qeverisja jonë e përbashkët është punë për qytetarin e mbrojtje për shtetin. Qeveria jonë është shërbim për publikun, jo privilegj për pakicën”, përfundoi ai.

Shkruani një koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *